Arrestohen në Itali dy shqiptarë për vjedhje

Kanë rënë në prangat e policisë italiane, dy shqiptarë, të cilët akuzohen për dhjetëra vjedhje të kryera mes dhjetorit dhe në fund të shkurtit. Në ngarkesë të tyre, Policia e Verbania, ka gjetur prova të mjaftueshme për t’i faturuar të paktën 19 vjedhje (nuk përjashtohen dhe të tjera).
Maringlen Stojani, 33 vjeç dhe Fation Pjetërgjokaj, 25 vjeç, banonin në Verbania dhe Gravellona. Ata e njihnin mirë territorin dhe pas ‘goditjeve’ në këto zona, në bashkëpunim me disa ‘kolegë’ e shtrinë aktivitetin e tyre dhe në Milano. Ata hynin nëpër shtëpi mbrëmjeve vonë dhe vidhnin bizhuteri ari dhe para.
Hetimi nisi në dhjetor 2016, pasi vodhën disa shtëpi në qytetet e Cannock dhe Mergozzo. Por hetimet vazhduan dhe policia fillimisht ka identifikuar makinën e përdorur nga dy të dyshuarit për të arritur më pas në identifikimin e tyre.

Artikulli paraprakPazaret e drogës, plagoset me armë një person në Gjirokastër
Artikulli tjetërLiroi trafikantin me 5 ton drogë, KLD kërkon hetim për gjyqtarin