Dhjetëra përfaqësues e anëtarë të Tifozave Kuq e Zi janë përballur ditën e sotme me shoqërime në komisariatet e vendit, duke u përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore.
Në postimin e tyre në Facebook, Tifozët Kuq e Zi shprehen se janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.
Postimi i plotë i Tifozave Kuq e Zi
Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.
Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.
Nuk na frikësoni!
Nuk zbrapsemi!
Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.
Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!
#bojkotoBregovicin