Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar për mbajtje e një thike me përmasa të mëdha dhe dy grabitje telefona celularë.
I riu shqiptar, emri të cilit nuk bëhet publik me urdhër gjykate, ka dalë përpara gjykatës Barkingside Magistrates’ Court në Lindje të Londrës për t’u njohur me akuzat.
Akuza e parë lidhet me kapjen e tij më 29 dhjetor 2023 në Upminster bashkia e Havering, duke mbajtur një thikë të përmasave të mëdha (large Knife) në publik në Outside Barracuda Fish and Chips 54,STATION ROAD, UPMINSTER,ESSEX,RM14 2TU.
Akuza e dytë lidhet me një tjetër incident po në 29 dhjetor 2023 në High Street Upminster, atë të grabitjes në rrugë të një celulari nga dora e një qytetari anglez.
Dhe akuza e tretë po për grabitje celulari të një personi tjetër në High Street, Upminster vetëm pak minuta më pas nga grabitja e parë.