Arrestohet biznesmeni që do merrte makinat me eurot e drogës

Janë arrestuar katër shtetas lidhur me Tojotën me miliona euro që u kap dje në Durrës.
Kështu personat që janë arrestuar janë: Alban Mollaymeri (biznesmeni që do merrte makinat), Agim Çeka,(shoferi i kamionit) Edi Lika dhe Klevi Lika (babë e bir, pronar të një servisi që kryente dhe transport ndërkombëtar mjetesh).
Po ashtu janë të shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët policia i identifikon me inicialet A.I dhe E.I.
Të gjithë shtetasit e mësipërm ishin me banim në Tiranë, dhe sipas policinë në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë sjellë Tojotat në portin e Durrësit.
Po ashtu Policia ka dhënë dhe shifrën zyrtare të parave të gjetura, që janë rreth 3.4 milionë euro dhe një sasi prej 80 mijë eurosh franga zviceriane.
Po ashtu katër personave të arrestuar u janë gjetur dhe amrë e tipit kallashnikov, një radio policie si dhe 7 paisje celulare.
Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale si më poshtë: ‘’pastrim i produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim”, ‘’mbajtje pa leje armësh”, si dhe ‘’falsifikim të monedhave”.

Sa miliona euro ishin në Tojotot
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Dy mjetet Toyta ishin pjesë e një grupi prej 9 makinash që ishin ngarkuar mbi një trajler për t’u transportuar. Ato kishin mbërritur me tragetin Ankona-Durrës në orën 10:00 të paradites dhe u sekuestruan në orën 15:00. Trajleri që i transportonte ishte i kompanisë së Edi Likës, pronar dhe një prej shoferëve që u arrestua. Po ashtu u arrestua edhe djali i tij, Klevis Lika, 19 vjeç.
Hetuesit kanë mbledhur gjurmët e gishtave dhe prova të tjera. Paratë futur në 4 thasë e ndarë në dy mjetet Toyota, ishin nisur nga Belgjika, kishin kaluar tranzit në Itali dhe kishin destanacion Tiranën. Policia shqiptare ishte vënë në dijeni nga Interpol Roma.
Eurot e gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, sekuestruar në Portin e Durrësit, kanë prerje 20-she, 50-she dhe 100-she.

lek

Exit mobile version