Policia e Shtetit ka arrestuar 27-vjeçarin Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.
Burime bëjnë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme (11 shkurt) nga policia.
Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK dhe akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.
Elvis Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.
![Arrestohet djali i xhaxhait të deputetit të PS/ Elvis Ndreca doli në përgjimet e Sky Ecc, 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” Eduard Ndreca](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/04/Eduard-Ndreca.jpg)
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.
Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:
E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.”
Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.