Artan Alimuçaj, djali i Vehbi Alimuçajt ish-pronarit të kompanisë Vefa, është arrestuar mesditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim si i dënuar me 4 vite burg. Ditën e sotme oficerët e forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Tiranës kanë bërë të mundur kapjen e Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë person Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18 nëntor 2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Bëhet fjalë për një shumë prej 1 milionë dollarësh të fshehura në Rumani dhe që sipas Prokurorisë janë pastruar atje.
Vehbi Alimuçaj nga ana tjetër është shprehur se nuk kishte dijeni në lidhje me këto para, por kishte dijeni për një shumë prej 10 mijë dollarësh.