Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi, është arrestuar me urdhër të SPAK.

Aktualisht Dashi punon si specialiste në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë dhe mësohet se në momentin e arrestimit ka qenë në zyrën e saj.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të Dashit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.

Ajo u dorëhoq nga Kadastra e Durrësit në dhjetor të 2021.

Exit mobile version