Arrestohet mjeku pse denoncoi simptomat e pacientëve që punojnë në arat e kanabisit

Mbjellja e parcelave me kanabis në gjithë vendin është kthyer në temën kryesore të bisedave mes të rinjve dhe politikanëve, të cilët denoncojnë fotografi të ndryshme në rrjetet sociale. Mjeku Mhill Gecaj, ka denoncuar në rrjetin social Facebook efektet që jep bima narkotike tek ata që punojnë në arat me kanabis, por ai është shoqëruar në polici. Mjeku nga Kamza, Mhill Gecaj, ka rrëfyer se disa të mitur janë mjekuar tek ai, për shkak të efekteve anësore nga puna me hashashin, duke përfshirë alergjitë. Ai ka publikuar edhe bisedën me një prej pacienteve të tij, e cila i ka deklaruar mjekut se, “punon në përpunimin e hashashit në Tiranë”. Doktori në fjalë siguron se vendi ku ndodh përpunimi nuk është larg në Malësitë e Tiranës, por 3 km në vijë ajrore nga qendra. Pas denoncimit, mjeku, Mhill Gecaj është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
“Para dy ditësh më vjen një paciente me një dermatit alergjik. Duke e pyetur për sëmundjen në anamnezë e sipër më thotë se “punoj në lule”. Çfarë lulesh i thashë?
“Po në lule o doktor në lule a bar si i thonë, si gjithë të tjerët, tha, nga 12 orë. Për të nxjerrë bukën e gojës! T’u them të drejtën në fillim nuk e kuptova! Po, në përpunim të hashashit, o doktor- tha! Dhe, kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë së Tiranës, se mos kujtoni larg në Shëngjergj ose diku larg. Jo, jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni, që ky popull e sheh të ardhmen e punësimit, veç te kanabisi e droga! Në vend të punishteve të frutave e të prodhimeve bujqësore e blegtorale, fabrikat ose resortet turistike etj., etj”., shkruan mjeku.
Pas denoncimit në Facebook, mjeku është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

Exit mobile version