Arrestohet ndërtuesi i njohur në Tiranë, ja pse akuzohet

Policia ka vënë në pranga pak minuta më parë ndërtuesin Fejzo Dyrmishi, i cili akuzohet për ndërtime jashtë standardit, të cilat u evidentuan gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

Bashkë me Dyrmishin numri i personave të arrestuar vetëm në Tiranë ka shkuar në 27, ndërkohë që 11 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga ana e policisë.

Mes personave të arrestuar janë ndërtues, ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, si dhe urbanistë dhe arkitektë, të cilët duket se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtime jashtë standardit.

Mes personave të arrestuar derimë tani janë:

1.Fatbardh Plaku

2-Merita Kushi

3-Bukurije Halili

4-Ali Dyrmishi

5-Vjollca Hoxholli

6-Anila Harxhi

7-Gerti Çalliku

8-Jani Ikonomi

9-Qirjako Gjergo

10-Sherbet Shehi

11-Naim Shehi

12-Luan Beta

13-Ermir Çina

14-Stela Maze

15-Besnik Fuçia

17-Adhurim Qehajaj

16-Gëzim Shkalla

19-Pëllumb Fortuzi

20-Xhevahir Doda

21-Reis Muça

22-Hekri Disha

23-Agim Eski

24-Faik Fejzo

Artikulli paraprakEshtë momenti që shqiptarët të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për një lëvizje mbarë popullore
Artikulli tjetërPërkujtohet ‘Masakra e Reçakut’, mesazh Vuçiçit: Një ditë do të jepni llogari për gjenocidin