Policia italiane, e cila ka rritur kontrollet në Brindizi e Bari për të mos lejuar refugjatë apo emigrantë të ndryshëm të hyjnë në këtë vend në rrugë ilegale, arrestoi një 30-vjeçar nga Vlora, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh udhëtimi.Dorjan Zejno është gjetur nga karabinierët në një hotel në Brindizi. Sipas policisë italiane, ai ishte dëbuar nga Italia, por sërish kishte arritur të hynte në shtetin fqinj. Mediat italiane aludojnë se falsifikatori është pjesë e një organizate që kontrollon trafikun e emigrantëve në Kanalin e Otrantos.
Kryesore
Continue to the category“Edi Rama rrëzohet vetëm nga një alternativë morale e besueshme”/ Namir...
Në një postim në rrjetin social facebook, gazetari Namir Lapardhaja shprehet se Edi Rama drejton qeverinë më të korruptuar në Evropë, mirëpo ai nuk...