Arrestohet një protestues, banor i Unazës së Re

Policia ka arrestuar një banor të Unazës së Re në protestën e opozitës që po zhvillohet para Parlamentit. Bëhet e ditur se Alban Ahmetcenaj pjesmarrës në protestë njëkohsisht banor i Unazës se Re është rrëmbyer nga forcat e policisë disa metra larg Parlamentit dhe është dërguar në ambjentet e komisarjatit nr. 1 pa shkak. Ai ka qënë bashkë me një protestues tjetër në momentin që është arrestuar nga forcat e policisë dhe është future në furgon. Sipas burimeve, Ahmetcenaj është ndaluar nga forcat e Drejtorisë së Tiranës me akuzën qesharake “Kundërshtim të forcave të policisë”.
Ahmetcenaj ka dalë vazhdimisht në protestën e Unazës së Re që po zhvillohet prej disa muajsh për mbrojtjen e banesave nga shembja e qeverisë.

unaz

Artikulli paraprakRama në avion në gjendje të rëndë, mediat gjermane shkruajnë për shkakun e shtrimit në spital
Artikulli tjetërSekretari i PD: Asnjë frikë! Të fala Sandër kimikut e gjithë strukturës poshtë tij…