I kërkuari nga Interpoli merrte tendera nga Rama, Veliaj e Bushi, arrestohet për trafik droge në Mal të Zi

Anton Gjinaj 55-vjeç është arrestuar në pikën kufitare të Bozajt në Mal të Zi. Mediat malazeze bëjnë me dije se Gjinaj u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë. Në lidhje me këtë vepër penale, gjykatat në Madrid e kanë dënuar Gjinajn me 8 vite burg.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze.

Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga NCB Interpol Madrid.

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej 8 vjet e 9 muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Pashk Rrapi, allias Gjinaj përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë miliona euro për projekte publike në Shqipëri.

Edhe pse ndaj tij ka pasur denoncime të ndryshme në media, ai nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritetet shqiptare, edhe pse ka marrë tendera në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ai ka qenë një prej biznesmenëve më të preferuar të qeverisë Rama, dhe mbetet për tu parë nëse do të ketë një hetim të pasurive të tij në shtetin shqiptar.

Gjithashtu Gjinaj në Tiranë ka punuar së bashku me firmën Salillari dhe shumë punë të marra nga ky i fundit janë zbatuar nga firma e biznesmenit të arrestuar.

Artikulli paraprakGaro: Këto zgjedhje, për të ardhmen e fëmijëve tanë
Artikulli tjetërKush janë “patronazhistët” e drejtuesve të policisë dhe si votojnë ata