Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS! Akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje

Policia ka vendosur në pranga Xhelal Rrajën, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Xhelal Rraja u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ndaj vëllait të ish-deputetit socialist rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, njofton policia.

Exit mobile version