Arrestohet vrasësi i Behar Sofisë në Mal të Zi

Një 23-vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Top-Channel shkruan se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë. 23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identieti i tij. Sipas të njëjtave burime është shoqëruar në polici edhe vëllai i tij binjak.

Artikulli paraprakMerr me forcë makinën e policisë, policia në ndjekje
Artikulli tjetërFaqja e pare