Arrihet akordi, Kumbulla lë Romën. Ja ku do të huazohet mbrojtësi i Kombëtares

Vijojnë lëvizjet në shtëpinë e Romës. Largimi i radhës është ai i Marash Kumbullës.

Klubi verdhekuq ka gjetur marrëveshjen me Espanyol për të huazuar një sezon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Sot, po mbyllen edhe detajet e fundit të kësaj lëvizje dhe Kumbullën do ta shohim në La Liga sezonin e ri.

“Espanyol ka rënë dakord për marrëveshje huazimi për të nënshkruar me Marash Kumbulla si qendërmbrojtës i ri nga AS Roma. Detaji i fundit u rendit sot pasi Kumbulla lë Romën me efekt të menjëhershëm”, shkruan gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Artikulli paraprakÇfarë është apnea e gjumit dhe cilat janë simptomat?
Artikulli tjetër“Moska duhet të hyjë në një proces negocimi”/ Zyrtari i lartë ukrainas tregon arsyen: Ja pse pushtuan rajonin rus të Kurskut