Arrihet marrëveshja, Shaqiri transferohet te Liverpool

Xherdan Shaqiri do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, përpara përfundimit të transferimit të tij prej 13.5 milionë paundësh te Liverpool, shkruan James Pearce. “Reds” kanë arritur një marrëveshje me Stoke City, pasi kanë paguar klauzolën e lirimit të shqiptarit të kombëtares së Zvicrës.
Shaqiri do të jetë nënshkrimi i tretë i kësaj vere për Jurgen Klopp. Ai ka pasur oferta nga e gjithë Europa, pas rënies nga Premier League e Stoke City, por sapo Liverpool konfirmoi interesin, zemra e tij ishte e vendosur që të lëvizte në “Anfield”.
26-vjeçari, përfshirja e të cilit në Kupën e Botës së Rusisë përfundoi në 1/8 finale, pas humbjes me Suedinë, javën e kaluar, ka gjasa ta bëjë debutimin e tij të kuq gjatë turneut parasezonal të Amerikës, më vonë, këtë muaj.
Jurgen Klopp beson se sigurimi i shërbimeve të një sulmuesi të tillë me përvojë do ta ndihmojë Liverpool në shtimin e thellësisë si skuadër.

Artikulli paraprakItalia ashpërson qëndrimet ndaj Ramës: Trafiku i drogës nga Shqipëria u rrit më shumë se dy herë, mbi 90 ton të kapura
Artikulli tjetërConte i akuzuar nga Chelsea: “Më i keq se Mourinho”!