Arrihet marrëveshja, Xavi trajneri i ri i Barcelonës

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës, teksa tani mungon vetëm zyrtarizimi.

Mateu Alemany dhe Rafa Yuste kanë përfunduar me sukses takimin e tyre me drejtuesit e Al Sadd dhe tashmë kanë njoftuar Joan Laporta për marrëveshjen e arritur, raporton Mundo Deportivo.

Në këtë mënyrë Xavi tashmë është larguar nga Al Sadd dhe do të jetë trajner i Barçës deri në vitin 2024.

Zyrtarizimi pritet të bëhet sapo të përfundohen të gjitha detajet e kontratës.

Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergi Barjuan.

Exit mobile version