Deputetja e PD Flutura Açka ka reaguar për sjelljen arrogante të Edi Ramës gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor
Postimi i plotë
Lideri ynë i madh global nuk është veçse një mizogjin i vogël endemik
Shqiptarët e panë dje me zë e figurë se sa i dashur, sa i qetë, sa i durueshëm ishte në përgjigjjet e tij ndaj deputetëve burra.
Dhe
Sa agresiv, sa fyes, sa sulmues ishte me përgjigjjet ndaj deputeteve femra, të cilave u kujtonte zërin, shkollën, moshën e gjithfarë.
Ky është Edi Rama. Le të bëjë kabinet me zonja si të dojë, le të ndërrojë sa të dojë zonja në jetën e tij, ai është një mizogjin vulgar endemik. Madje nga sekti më i neveritshëm, ai me pushtet.