Arsenali para pak minutave zyrtarizoi transferimin e qendërmbrojtësit Ben White nga Brighton për 58 milionë euro.
Ndërsa, fokusi i “Topçinjve” tani do të jetë ta bindin Granit Xhakën të qëndrojë në Londër.
Sipas The Athletic, Arsenali i ka ofruar kontratë të re futbollistit shqiptar nga Kosova, ndërsa bordi ka besim se do të arrijnë ta bindin.
Xhaka ka gjetur dakordin me Romën për kushtet personale, megjithatë nuk është arritur një marrëveshje mes klubeve.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Xhakën në kryeqytetin italian dhe pas paraqitjeve në Euro 2020, dëshira e tij për ta pasur në skuadër është rritur edhe më shumë.