Arsimi është bërë si kapanon ushtrie

Nga Luçiano BOÇI

URDHËRI I DYTË ANULON TË PARIN

Nisja e vitit të ri shkollor është shtyrë. Pa asnjë argument bindës. Madje pa argument fare.

Ashtu kot.

Si përherë, siç është bërë në këto vite me çdo vendim për arsimin, me justifikimin banal e infantil: “e duan prindërit dhe nxënësit”!!!???

Nuk ka as studim, as plan, as strategji.

Asgjë prej gjëje!!!

Të dalë ku të dalë!

Mund dhe të mos nisë fare se ku i dihet pasi ministrja vetë nuk di asgjë.

Aq i thonë, aq bën!

Tek e fundit arsimi si kapanon ushtrie është bërë.

Thjesht magazinon nxënës me ose pa uniformë, por pa dijen e duhur!

Dhe si në ushtri, urdhëri i dytë anulon të parin e me rradhe deri në injorancë totale.

Exit mobile version