Arsimi i Lartë, vizioni i dështuar i një Qeverie të “paarsimuar”

Ermal XHELILAJ

Sistemi i arsimit te larte ka perjetuar gjate viteve te fundit, nen kujdesin e vecante te Kryeministrit Rama, nje numer ndryshimesh ligjore e politikash arsimore, te cilat kane pasur si objektiv kryesor reformimin thelbesor te kerkimit shkencor, fushes akademike, mesimdhenies, pergatitjes se specialisteve e shkencetareve te rinj, ofrimin e mundesive te barabarta per te perfituar nga arsimi i larte, si dhe nder te tjera, mbeshtetjen e prioriteteve strategjike dhe zhvillimit kombetar.

Instrumenti ligjor me domethenes e karakterizues, promotor thelbesor i ketyre ndryshimeve te politikave te arsimit te larte natyrisht reflektohet ne dispozitat ligjore dhe frymen e pergjithshme juridike te Ligjit Nr 80/2015 mbi Arsimin e Larte dhe Kerkimin Shkencor ne Institucionet e Arsimit te Larte ne RSH.

E promovuar gjeresisht nga Qeveria Rama, si nje nga arritjet apo sukseset me te spikatura te kesaj qeverisje, ligji i arsimit te larte pasqyron nje spekter te gjere ndryshimesh te natyres juridike e politikash arsimore lidhur me misionin, qellimin, kerkimin shkencor, lirine akademike dhe autonomine e Institucioneve te Arsimit te Larte (IAL), rolin e shtetit ne arsimin e larte, autonomine financiare, organizimin e IAL, dhenien e titujve akademik e gradave shkencore, etj.

Pare ne kete optike, duke marre ne konsiderate zhvillimet ne sistemin e arsimit te larte gjate ketyre viteve, pas hyrjes ne fuqi te ligjit konkret, a mund te konsiderohen keto politika arsimore si arritje te rendesishme apo thjesht reflektojne nje deshtim total te kesaj Qeverie, e cila ka cuar drejt nje kolapsi arsimin e larte dhe institucionet arsimore ne Shqiperi?

Ne rradhe te pare, eshte e rendesishme te theksohet se ligji konkret, ne ndryshim nga aktet ligjore arsimore te shteteve me te avancuara ne fushen e arsimit te larte, pasqyron nje imitim apo diversitet konceptesh e strategjish arsimore, duke aplikuar gjithashtu nje numer termash problematik ne kendveshtrimin e prioriteve juridike dhe zbatueshmerise ne proceset akademike ne IAL.

Kjo perzjerje konceptesh ka rezultuar ne nje situate kaotike e konfuzioni persa i perket aplikimit te politikave arsimore ne universitetet publike. Per me teper, ligji i arsimit te larte ka si filozofi baze konceptin juridik te centralizimit te pushtetit.

Kjo nenkupton qe ligji nuk ia delegon ate pushtet që i takon universiteteve publike, por ne thelb strategjia dhe politikat vendimmarrese i kalojne Ministrise se Arsimit e Sportit dhe institucioneve te tjera qeveritare relevante.

Nje prej problematikave qe rrjedh prej ketij parimi, eshte ndikimi esencial qe Qeveria zoteron mbi Bordet e Administrimit te universiteteve publike. Pavaresisht se aktet nenligjore lidhur me kete ceshtje, te krijuara si pasoje e kerkesave te studenteve gjate protestave te 2018, e ndyshojne disi formatin e perberjes se Keshillave te Administrimit, kjo eshte me shume nje forme komuflimi e situates nga ana e Qeverise sesa nje zgjidhje e drejte e ceshtjes ne fjale.

Zgjedhjet fasade qe u zhvilluan ne IAL per Bordet e Administrimit kohet e fundit, deshmuan serisht ndikimin thelbesor qe ushtron pushteti mbi universitetet dhe sistemin e arsimit te larte ne Shqiperi.

Nje tjeter ceshtje problematike qe karakterizon ligjin e arsimit te larte pasqyrohet ne faktin se ai deshton te konceptoj drejt dhe qarte konceptin e autonomise financiare, lirise akademike, llogaridhenies dhe pergjegjesise ne konteksin e IAL.

Nga ana tjeter, institucionet publike te arsimit te larte, sikurse edhe eshte deshmuar gjate kesaj periudhe, rrezikojne te falimentojne per shkak te politikave te deshtuara arsimore te Qeverise Rama, te cilat promovojne institucionet jopublike qe gjenden te avantazhuara ne raport me kuotat e pranimit te studenteve si dhe konkurrencen e tregut.

Ne nje numer te konsiderueshem te univesiteteve publike gjate ketyre viteve, jane mbyllur shume dege mesimore dhe departamente, disa prej te cilave prioritare per zhvillimin dhe progresin ekonomik kombetar. Nje prej elementeve thelbesor per kerkimin shkencor dhe fushen akademike eshte autonomia financiare.

Pare ne kete kontekst, problemet e autonomise financiare ne universitetet publike jane evidente dhe per me teper penalizuese, sikurse eshte edhe rritja efikase e buxhetit te IAL, e cila ka vite qe konsiderohet problematike dhe e parealizueshme per keto institucione.

Kjo ka sjelle si pasoje mungesen e investimeve infrastrukturore te natyres mesimore dhe akademike, krijimin e laboratoreve te rinj, sallave te leksioneve, pajisjeve didaktike, pajisjen me literature akademike, qendrave kerkimore, krijimin e bibliotekave te reja, etj.

Nje tjeter ceshtje shqetesuese eshte e lidhur me varesine e agjensive te ndryshme arsimore ne raport me universitetet publike si dhe me njera-tjetren, te cilat jane krijuar rishtaz me ligjin e ri te arsimit te larte.

Rrjedhimisht, ligji mbi arsimin e larte sanksionon krijimin e agjensive te shumta arsimore, te cilat krijojne nje rrjet te nderlikuar burokratik pothuajse te pakapercyeshem qe normalisht mund te krijojne barriera artificiale dhe te kufizojne lirine akademike e kerkimin shkencor ne universitetet publike duke krijur gjithashtu nje varesi anormale nga pushteti qendror.

Per me teper, ligji i ri i konsideron universitetet publike dhe ato jopubike si te barabarte duke i trajtuar studentet thjesht individe qe gjenerojne te ardhura financiare per universitetet.

Nje problematik tjeter qe ligji mbi arsimin e larte pasqyron eshte e lidhur me uljen e aksesit te studenteve ne universitetet publike, duke i detyruar te rinjte te emigrojne ne universitetet e huaja apo te frekuentojne ato jopublike.

Pavaresisht se ne dispozitat ligjore konkrete te ligjit mbi arsimin e larte shprehet ofrimi i mundesive te barabarta per te perfituar nga arsimi i larte, nje numer i konsiderueshem studentesh jane privuar nga mundesia e studimeve si pasoje e nivelit te mesatares, rritjes se tarifave studimore, perjashtimi nga subvencioni i shtetit, etj.

Problematike ngelet po ashtu rritja e tarifave studentore, e cila bazuar edhe ne nivelin e mjerueshem ekonomik te familjeve shqiptare, krijon pengesa serioze per rregjistrimin apo vazhdimin e studimeve per studentet. Ne kete kontekst, mungesa e vleresimit te tregut te punes ka bere gjithashtu qe studentet te enden te papune dhe pa prespektive.

Duke marre ne konsiderate problematikat qe kane karakterizuar politikat mbi arsimin e larte ne Shqiperi, si dhe ligjin konkret eshte evidente qe universitetet publike ndodhen ne nje pozite te diskriminuar, te nenshtruara dhe te braktisura nga Qeveria.

Ne kete kuader, sistemi i arsimit te larte, sikurse edhe vizioni i kesaj Qeveria te “paarsimuar”, ndodhet e saj ne ditet me te zeza, duke sjelle si pasoje nje deshtim te strategjise te arsimit te larte si dhe problematika serioze per universitetet publike.

Exit mobile version