Nga Xhelal MZIU
Parada e propagandës rilindase sot, është kontrasti më i keq i gënjeshtrës me realitetin!
Objektivi i Rilindjes ishte që Arsimi të zinte 5% të GDP-së, por dhe pse po buxhetohet viti i 9 i rilindjes, arsimi për vitin që vjen do të jetë vetëm 2.6% e GDP-së, më e ulëta në rajon e Europë!
Është planifikuar që të rritet paga e punonjësve të arsimit me vetëm 6 % paga e “funksionit”, jo paga totale, e përkthyer ndaj totalit, kemi vetëm 3% rritje!
Por nqs shikojmë efektin e inflacionit, % e rritjes është më e vogël se inflacioni që kemi sot!
Mashtrimi i kësaj qeverie nuk mbaron me aq, pasi rritja e pagave parashikohet për të hyrë në fuqi për gjysmën e dytë të vitit 2022.
Në qarkun e Dibrës asnjë qindarkë nuk është planifikuar për 2022 për ndërtim shkollash, apo rikonstrukdion shkollash, pavarësisht se shkollat janë në situatën më kritike tamam si në kandahar!
Nuk paguhet transporti i mësuesve dhe i fëmijëve, nuk paguhet largësia e mësuesëve, nuk kemi mësues me diplomë, por militantë ose patronazhist të rilindjes!
Braktisja e shkollave ka thyer çdo rekord 30 vjeçar në qarkun Dibër!