Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social facebook, duket se është tallur me qëndrimin aktual të Berishës dhe të grupit të tij të deputetëve.
Fuga shprehet se, nëse votat në këtë vend janë vjedhur, atëherë përse e kanë akuzuar Lulzim Bashën si të pazotë për të fituar.
“Ose votat vidhen dhe Lulzim Basha nuk ka humbur, ose z. Lulzim Basha ka humbur, dhe duhet kritikuar, përjashtuar, pra votat nuk i janë vjedhur!” – shkruan Fuga.
Më poshtë postimi i plotë:
Ore njëra nga të dyja:
Ose sikurse thotë opozita votat vidhen,
por atëhere ka të drejtë zoti Lulzim Basha që thotë se ai asnjëherë nuk ka humbur, … por e kanë vjedhur.
Atëhere përse e shajnë atë si të pazotin për të fituar!
Ose votat vidhen dhe Lulzim Basha nuk ka humbur, ose z. Lulzim Basha ka humbur, dhe duhet kritikuar, përjashtuar, pra votat nuk i janë vjedhur!
Dhe kush e shan humbës? Ata që kanë fituar vendin e deputetit të udhëhequr prej tij dhe bashkë me të kanë humbur ose janë vjedhur.
Komedi e madhe!
Mendoj se meritojmë një qendrim më serioz në politikë.