Artan Hoxha: Boom-i i ndërtimit në kryeqytet ka burim narkotrafikun dhe korrupsionin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se ndërtimet masive në Tiranë kanë si burim paratë që vijnë nga narkotrafiku dhe korrupsioni.

“Boom-i i ndërtimit që ka Shqipëria dhe ky stoku që është diku te 55 mijë apartamente vetëm në kryeqytet ka dy burime kryesore: nga narkotrafiku dhe korrupsioni.

Këto emrat e kullave unë i njoh me emrat se janë të Brazilit, të Bolivisë, Ekuadori. Kompania e ligjshme është ajo që bën dokumentacionin dhe bën gjithë punën e dukshme dhe pjesa e parave është gjithçka tjetër. Sot në Shqipëri 95 për qind e vinçave ndodhen në kryeqytet. Vetëm Dubai ka këtë lloj niveli.

Pjesa e financimeve që vijnë nga jashtë dhe sot ata financojnë te kompanitë e mëdha dhe kjo po na dëmton pjesa e shëndoshë e ekonomisë. Meqë bankat kanë shumë kritere për të kredituar, ata nuk kanë dokumentacion për të kredituar dhe ata kanë nevojë për kompanitë e mëdha që t’i investojnë ato para dhe kompanitë e mëdha kanë nevojë për cash, ndaj ne jemi para objekteve dhe projekteve që kanë shumë hapësirë, me çmime sa në Dubai”-tha Hoxha.

Exit mobile version