Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është folur për dosjet e bujshme të SPAK.
Hoxha foli edhe për aludimet se Ilir Meta do të jetë “preja” e ardhshme e SPAK dhe se është arratisur nga Shqipëria. Gazetari tha se Meta ndodhet në Gjermani, por pritet të kthehet të shtunën.
Ndërsa gazetari Eni Ferhati sqaroi se Meta po hetohet për disa çështje nga SPAK.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Dëgjojmë çdo ditë fjalë, arrestohet Meta sot, arrestohet Meta nesër. Ka raportime edhe që nuk është në Shqipëri.
Artan Hoxha: Është spekuluar që zoti Meta është arratisur. Zoti Meta ka ikur ditën e premte në Austri dhe ndodhet në Gjermani. Di që kthehet ditën e shtunë. Këto historitë e tjera, nuk besoj se zoti Meta është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset.
Artur Zheji: Kjo ka ardhur nga një qëndrim shumë të vakët në lidhje me Berishën.
Ylli Rakipi: Madje thanë, ishte për Metën por meqë kishte ikur jashtë, e hëngri Berisha… Kaq vulgare është bërë.
Artan Hoxha: Ditën e premte, në datën 20, GJKKO firmosi urdhër arrestin për Malltezin dhe atë ditë ka ikur Meta, por është koiçidencë. Nuk më duket Meta si njeri që arratiset. Meta shkon në gjyq në çdo seancë dhe përballet.
Artur Zheji: Nëse i qëndrojmë analizës së Bushatit, që këtu është diktaturë, atëherë kush nuk arratiset është budalla.
Artan Hoxha: Një personazh si Ahmetaj e ndihmon, por Meta dhe Berisha jo.
Eni Ferhati: Emri i Ilir Metës lidhet me tre cështje. CEZ-DIa për të cilën është marrë në pyetje. Me lobimin e ish LSI në Amerikë, transferatat e parave në Qipro, por lidhen më shumë ish vartës të Metës.
Kemi patur edhe disa kallzime, që janë bërë për fshehje pasurie, mosdeklarime për operacione plastike. Për dy të parat e dimë që po hetohet, kjo tjetra janë kallëzimë nga gazetarë.
Ylli Rakipi: Sikur ka dyshime edhe për Kryemadhin?
Artan Hoxha: Janë bërë kallëzime nga ish deputet, avokatë dhe shkojnë më tepër te verifikimi i pasurisë. Pra, ideja është që kanë bërë shpenzime që nuk justifikojnë me deklaratat e pasurisë. Kanë jetesë që nuk justifikohet nga pasuria legale që kanë.
Kur janë bërë kallzimet, dukeshin si kompensim për kallëzimet që bënte Kryemadhi. Por SPAK është i detyruar t’i shqyrtojë. Ato janë në duart e SPAK…