Arteta kërkon finalen me Arsenalin: Kaluam “Bernabeu”, sfidën më të madhe të Europës. Duam të shkruajmë historinë

Mikel Arteta kërkon që të vazhdojë të shkruajë historinë në Europë në drejtimin e Arsenalit. Trajneri i “topçinjve” theksoi në konferencën për mediat se ekipi kishte kaluar një sfidë shumë të madhe përballë Realit, ndaj dëshironte të vazhdonte në këtë rrugë.

Situata e ekipit – “Jemi plot energji dhe entuziazëm. Tani duhet të testojmë kufijtë tanë dhe të shohim se sa larg mund të shkojmë. Ky është momenti:.

Historike – “Po shkruajmë historinë, por do të synojmë më shumë. Diferencat në një gjysmëfinale janë shumë të vogla dhe tani bëhet fjalë që t’i shfrytëzojmë ato”.

Eliminimi i Reali. “”Bernabeu” është sfida më e madhe që mund të kesh në Europë dhe ne i fituam të dyja ndeshjet. Kjo na jep besim për këtë gjysmëfinale”.

Atmosfera – “Pres një atmosferë edhe më të mirë se ajo kundër Real Madridit. Dua që të gjithë të veshin fanellat e tyre dhe të japin gjithë shpirtin në stadium. Ndeshja kundër Real Madridit ishte ajo me atmosferën më të mirë që kam përjetuar ndonjëherë këtu si lojtar apo trajner. Dhe ne duam ta përmirësojmë atë”.

Mungesat – “Mikel Merino dhe Ben Uajt janë stërvitur mirë dhe janë të gatshëm të luajnë. Tomas, për fat të keq, është jashtë për shkak të pezullimit dhe Kalafiori është ende jashtë”.

Ekipi i femrave në finalen e Ligës së Kampionëve – “Po, na shërben si frymëzim, por ata e kanë bërë edhe më parë, ndërsa ne ende jo”.

Rivali – “PSG është një ekip me të cilin është punuar shumë mirë dhe me individualitete të mira. Ata kujdesen për detajet dhe ne do të duhet që ta bëjmë këtë gjtihashtu”.

Vitet në Paris – “Ato ishin vite në të cilat mësova shumë dhe pata kujtime të shkëlqyera si lojtar. Para se të hyja në konferencën për shtyp, më treguan një foto të disa prej lojtarëve me të cilët isha gjatë atyre viteve dhe njëri prej tyre ishte Ronaldinjo, gjë që të jep një ide se me kë kam luajtur atje”.

Exit mobile version