Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur një protestë sot përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkon transparencën e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri dhe ka paralajmëruar deri edhe kallëzim në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Artistë të njohur si Mehdi Malkaj, Justina Aliaj, Neritan Liçaj, regjisori Budina dhe dhjetra aktivistë deklaruar se është detyrim i të zgjedhurit të Tiranës të bëjë transparente procedurën se deri ku ka shkuar procesi për shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e godinës së re bashkë me kullat.
Justina Aliaj tha: “Faleminderit që më dhatë fjalën. Unë nuk kam çfarë shtoj, çfarë thanë kolegët. Unë kam vetëm një gjë që bërtet pak në shpirtin tim. Transparenca. Unë nuk e di pse mbahet kurajo një ditë do të plasi, dhe mendoj se kur të plasë nuk do të jemi ne të mangët, do të jenë ata. Mendoj se në këto festa duhet me qenë më kompakt dhe më transpartë për të treguar kush I ka fituar ato tendera apo formalitete që bëhen për këtë punë. Ne duan Teatrin dhe shpresoj se do t’ia dalim mbanë. Nëse vijn ë dhe më thonë pse nuk janë transparent besoj se do të bëjnë një punë të mirë, nëse nuk vijnë, nuk është punë e mirë”.
Gentian Gaba: “Pas tërmetit që hodhi tuç propagandën qeveritare, pas Europa Nostra që garantoi dhe fondet për rikonstruksionin e Tetarit, korrupsioni mbetet e vetmja gjë pse duhet të vazhdojë projekti i Teatrit. Kanë hyrë thellë në diktaturë dhe vetëm në si qytetarë duhet të bëjmë dferencën.
Neritan Liçaj: “Tirana është e tiranasve dhe e gjithë Shqipërisë, nuk është pronë e tij dhe duhet të japë llogari deri në fund. Sot jemi si çetë por nëse e zgjat, do të vijnë regjimente të tëra ndaj duhet të ketë kujdes”.
Robert Budina: “Nëse ne rezistojmë dhe kërkojmë, nuk mund të ketë korrupsion. Erdhëm deri këtu se i lamë rrugë të lirë këtyre njerëzve që të mendojnë se Shqipërinë e kanë pronë të tyre. Këta kanë arritur në një pikë korrupsive kmaksimale sepse derisa nuk marrin guximin të tregojnë se deri ku kanë arritur procederurat për tetarin, por gjejnë guximin edhe të fyejnë… Ne jemi këtu për t’i dhënë atij një leksion qytetarie, jo vetëm atij, por gjithë pushtetit. Me këtë akt ne do t’i kërkojmë llogari po nëse nuk e bën, atëherë do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore.
Nuk jemi të vetëm por jemi të armatosur dhe një grup aktivistësh, ne i kemi përballuar, kemi kthyer ligjin dy herë në parlament dhe nuk do ta lëmë këtu derisa përgegjësit e këtij korrupsioni të vihen para drejtësisë”.