Artisti i njohur i karikaturës, Bujar Kapexhiu së fundmi ka publikuar një punim, ku shfaqet Kryeministri Edi Rama me një palë pranga në formë vathi.
Karikatura e Kapexhiut vjen në një kohë kur, sikundër është deklaruar zyrtarisht, SPAK do të ngrihet brenda muajit nëntor.
Ndoshta mjeshtri i njohur jo rastësisht ka zgjedhur Kryeministrin për këtë punim të rradhës, referuar edhe deklarimeve të tij ku për kohë me rradhë përsëriste pa pushim “burg, burg, burg”.
Gjithashtu, Rama në jo pak raste ka sulmuar opozitën, veçanërisht kur ajo dorëzoi mandatet e deputetëve apo kritikonte mënyrën e zbatimit të reformës në drejtësi, duke u shprehur se “ata kanë frikë nga SPAK”.
Tashmë SPAK pas vonesave të shumta do të ngrihet dhe kjo përkon me shumë skandale qeveritare, ku ministra dhe ish-ministra, mund të jenë objekt i punës së këtij instititucioni, që do të hetojë zyrtarët dhe ish-zyrtarët.
Me të njëjtën logjikë si Rama, opozita është sulmuar edhe nga përfaqësues të Rilindjes, që në çdo rast, madje edhe bojkotin e votimeve të 30 qershorit e ligjin pikërisht me atë që “kanë frikë nga drejtësia e re”.
Çuditërisht akuzuesit e opozitës janë figura të Rilindjes që janë akuzuar publikisht për abuzime me pushtetin, fondet publike apo detyrat që kanë mbajtur.
Bie fjala, në asnjë rast nuk është dëgjuar Pandeli Majko, një prej politikanëve më me eksperiencë në 30 vitet e tranzicionit, që të sulmojë opozitën, ashtu sikundër kanë bërë shumë Rilindasve të katapultuar në PS apo qeverisjen e vendit.