Artur Kreka, një kampion dhe demokrat i flaktë që do na mungojë përgjithmonë

Pasditen e djeshme u nda nga jeta Artur Kreka, pjesëmarrës në revoltën e rinisë dhe qytetarisë korçare për rrëzimin e shtatores se diktatorit Enver Hoxha dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Përmes një mesazh-ngushëllimi të publikuar në Facebook-un e tij, Berisha ngre lart figurën e Krekës.

“Ngushëllim!

Një kampion dhe demokrat i flaktë do na mungojë përgjithmonë! Artur Kreka nuk ështe më!

Miq, sot u nda nga jeta Artur Kreka, Pishtar i demokracisë, një ndër demokratët e parë dhe të përkushtuar që bëri gjithçka për degën e PD në Korçë. Ai ishte gjithashtu kryetar i shoqatës “20 Shkurti” në Korçë por dhe Ish kampion kombëtar për shume vite në mundje klasike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e Arturit dhe ngushëllimet më te ndjera familjes, miqve të tij. Ngushëllime!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha në mesazhin e tij.

Për kontributin e tij në lëvizjen ndryshuese të sistemit, Artur Kreka, është nderuar me titullin e lartë “Pishtar i Demokracisë”, kurse mban titullin “Mjeshtër i Sportit”, pasi ka merituar pesë herë rresht titullin Kampion në mundje në Kupën e Republikës dhe dy herë kampion individual.

Ai u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Artikulli paraprakSituata dramatike/ Presidenti u kërkon takim drejtuesve të 9 partive opozitare, ja letra
Artikulli tjetërMinierat e kromit në kolaps!