Nisma e ndërmarrë nga përfaqësues të artit, kulturës, muzikës, gazetarisë etj, “#Edheunë” që nënkupton vendimin për të mos votuar me 30 Qershor ka marrë një përkrahje të gjerë.
Pedagogu: Dënomëni se nuk votoj!
Pedagogu dhe analisti Mark Marku i është bashkuar nismës #Edheunë që është kundër zgjedhjeve në 30 qershor.
Nëj një reagim të tijin Marku shprehet se ësthë gati që të dënohet pasi ai do të bllokojë votimet të dielën.
“Denomeni dhe mua. Denojeni te gjithe. Qytetaret ne burg. Kriminelet jashte”, shprehet Marku.
Nisma “Edhe unë do pengoj zgjedhjet”, vjen pas deklaratës së Bujar Kapexhiut, i cili bëri me dije pak ditë më parë se do të pengojë zgjedhjet, pavarësisht se rrezikon të ngelet brenda vendit. Nismës deri më tani i janë bashkuar disa personazhe të njohur të ekranit dhe politikës.
“Unë pengoj votimet. Hape burgun Rama!”, Agron Gjekmarkaj i bashkohet nismës: Plumb për demokracinë!
“Më 30 qershor unë pengoj votimet. Ju lutem më dënoni”, deklaratës së bërë pak ditëve më parë të karikaturistit të njohur Bujar Kapexhiu, duket se po i bashkohen çdo ditë e më shumë figura të njohura.
Hashtagut “edheunë”, i është bashkuar edhe analisti dhe pedagogu i njohur Agron Gjekmarkaj.
Reagimi i Gjekmarkajt
Jo votime! Jo Diktature! Votimet plumb per demokracine! Me 30 qershor me duar te pastra pa gishta te nxire! Ketu jam-Me denoni ! Hape burgun Rama!
Një nga personazhet e njohura që i është bashkuar është edhe shkrimtarja Flutura Açka e cila përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se refuzon të bëhet dorëzanë e rikthuimit të diktaturës.
Duke dhënë disa arsye me të cilat argumenton qëndrimin e saj për refuzimin e zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit, Açka ka publikuar edhe dy fotgrafi nga të cilat njëra i përket burgut të Burrelit dhe tjetra është shkrepur në një godinë në qytetin e Dibrës mbi të cilën shkruhej dikur parulla: “Shqipëria shkëmb graniti” që sipas shkrimtares e salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat.
Raegimi i plotë
#Edheunë nuk do të votoj
Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës,
sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët,
sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij,
sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime,
sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a loser, por e fituam vetë,
sepse ne, “stoku antik i Europës”, siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba,
sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.
Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme “Shqipëria shkëmb graniti” që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken pari as ish-kryetari brekegrisuri, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët.
Fotoja 2: Burgu famekeq i Burrelit