Asfalt elektoral në Krujë 7 ditë para zgjedhjeve, reagimi i PD

Reagim nga Partia Demokratike Kruje:

Sot në rrugën hyrëse të Krujës po hidhet asfalt elektoral 7 ditë para datës së zgjedhjeve të 25 Prillit. Ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe një fyerje për popullin e Krujës i cili prej 8 vitesh ka vuajtur mbi kurriz mbylljen e vendeve të punës dhe emigrimin masiv të të rinjve.

Ky asfalt elektoral tregon dhe njëherë propagandën boshe ku çdo ndërhyrje në infrastrukturë bëhet vetëm për show elektoral. Populli i Krujës një popull me tradita e kulturë ka ditur gjithmonë të gjykojë me votë të keqen, prandaj dhe këtë herë as asfalti elektoral e as propaganda boshe nuk i shpëton nga humbja e sigurtë.

Në 25 Prill vota për Partinë Demokratike nuk do të thotë thjesht rotacion politik por është dita e kthimit të shpresës dhe dinjitetit për të gjithë Shqiptarët.

Exit mobile version