Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte drogë në ishullin Mykonos. Në pranga kanë përfunduar katër shtetas shqiptarë dhe një maqedonas. Sipas komunikatës së policisë, grupi u asgjësua pas një survejimi sistematik dhe verifikimit të veprimtarisë kriminale. Pas kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar sasi të vogla droge si dhe shuma parash në monedha të ndryshme.
Policia sekuestroi 21 gramë kokainë dhe 70 gr kanabis, një peshore precizioni, një numër i madh qesesh plastike që përdoren për ambalazhimin e dozave të narkotikëve, si dhe katër telefona celularë. U gjetën dhe gjithashtu u sekuestruan: 17.045 euro, 1.440 dollarë amerikanë, 1.295 dollarë australianë, që sipas policisë janë produkt i shitjes së drogës.