Ashtu si antibiotikët përdorimi i Hydroxycloroquines rezulton pa vlerë në trajtimin e Covid-19!

Nga Ilir ALLKJA, mjek

Para disa ditësh shpërndava një lajm rreth përdorimit të padobishëm të antibiotikëve në të sëmurëtme COVID-19.

Në Shqipëri është bërë modë trajtimi i të sëmurëve me Coronavitus me 2 apo 3 antibiotikë njëherësh, kur keto nuk kanë asnjë veprim ndaj virusit, por perkundrazi perkeqësojnë shëndetin e të prekurve .

Duke besuar fort në shkencë e jo në bindjet personale të disa mjekëve komitetas, që shpërndajnë “protokolle” në kundërshtim me linjat orientuese (guidelines) të profesionistëve të mjekësisë, po perpiqem të sensibilizoj opinionin se gjithë bota shkencore e mjekësisë, OBSH, rrethet shkencore të profesionistëve, vlerësojnë se antibiotikët jo vetëm nuk vrasin viruse, per perkundrazi sjellin komplikacione në shëndetin e të prekurve nga viruset.

Hidroksiklorokina ose klorokina, një medikament i njohur për trajtimin e malaries, lupusit eritematozin si dhe artritin reumatoid, ka qenë nën studim si një trajtim i mundshëm për COVID-19.

Të dhënat aktuale tregojnë se ky ilaç nuk zvogëlon vdekjet, nuk permirëson simptomat në pacientët e hospitaluar me COVID-19, dhe as ndihmon pacientët me simptoma të moderuara.

Përdorimi i hidroksiklorokinës dhe klorokinës pranohet si përgjithësisht si trajtim i sigurtë për pacientët me malarie dhe sëmundje autoimune, por përdorimi i tij aty ku nuk indikohet, si dhe pa mbikëqyrje mjekësore mund të shkaktojë efekte anësore serioze dhe duhet të shmanget.

Nga pervoja 5 mujore e përdorimit në të sëmurët me Covid-19, si dhe nga hulumtimet shkencore të deritanishme nuk ka asnje gjetje për të vlerësuar dobinë e tij në pacientët me shenja mesatare, të lehta ose si profilaksi para ose pas ekspozimit në pacientët e ekspozuar ndaj COVID-19.

Çdo ditë takoj njerëz që konsumojnë rregullisht Azytromicinë për tu mbrojtur nga COVID-19, konsum i cili është i pakëshilluar, i pa arsyetuar dhe sjell dëme serioze dhe afatgjatë në shëndetin e tyre!

Marrë me shkurtime nga WHO

Artikulli paraprakOrjola Pampuri: Dështimi dhe mashtrimi më i madh i Edi Ramës në këto 8 vjet është Shëndetësia
Artikulli tjetërPse lëvizjet (jo)taktike të Ramës po dështojnë përballë Opozitës?