Askush nuk e priste, ja arbitri i finales së Champions-it

Caktohet arbitri që do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpool, të shtunën e 26 majit në stadiumin olimpik të Kievit. Ai do të jetë Milorad Mazic.
Komiteti i Arbitrave të UEFA-s njoftoi të hënën se Mazic, 45 vjeç, ka qenë arbitër ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi, pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”.
Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt. Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, mbas portave.

Gjyqtar holandez për finalen e Lyon-it
Bjorn Kuipers është emëruar për të gjykuar finalen e Ligës së Europës, e cila do të luhet mes Olympique Marseille dhe Atlético Madrid më 16 maj, në stadiumin e Lyon (Francë).
Kjo do të jetë finalja e dytë e këtij turneu kontinental, që do të udhëheqë gjyqtari holandez, i cili ka bërë drejtësi edhe në vitin 2013, në sfidën mes portugezëve të Benfica dhe londinezëve të Chelsea, e cila u fitua nga anglezët, me rezultatin 2-1.
Në këtë finale, Kuipers do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij, Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra. Gjyqtari i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak, ndërsa dy asistentët: Danny Makkelie dhe Paulus van Boekel, të dy nga Holanda.

Artikulli paraprakShkollat kthehen në institucione terrori për fëmijët, detyrohen të japin të dhënat e prindërve
Artikulli tjetërQeveria si agjenci turistike, 11 tendera brenda ditës për bileta avioni. 1.4 milionë USD për 134 fluturimet me çarter të Ramës