Real Madrid është konfirmuar si kubi, i cili fiton më shumë të ardhura në vit, pasi bëri publike detajet financiare të sezonit 2015-2016. Sipas një komunikate për shtyp të shpërndarë nga gjigantët spanjollë, klubi ka siguruar të ardhura prej rreth 620 milionë eurosh, me një rritje prej 7,4% në krahasim me një vit më parë.
Kjo shifër e vendos klubin spanjoll në vendin e parë, duke kaluar Mançester Junajtid dhe Barcelonën që janë ndjekësit më të afërt në këtë klasifikim të veçantë.
Të ardhurat e Barcelonës në të njëjtën periudhë ishin 679 milionë euro, por aty përfshiheshin edhe 70 milionë euro nga shitjet e futbollistëve, ndërsa Reali nuk përfshinte shitjet e lojtarëve. Falë të ardhurave të tilla, Real Madrid arriti të shlyente edhe një borxh prej 96 milionë eurosh gjatë vitit të fundit.