Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga Dibra, ku do të mbyllet edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 marsit, është ndalur te lufta në Ukrainë dhe pasojat që do të ndihen edhe në vendin tonë
Ai theksoi se sulmi rus është kërcënim për mbarë botën, ndërsa shtoi se ka rrezik për destabilizim të rajonit.
“Ju falënderoj nga zemra vëllezër dhe motra, vëllezër dhe motra dhe shpreh kënaqësinë e dyfishtë që ndodhemi brenda një harku kohor të shkurtër përsëri këtu në zemër të Dibrës, në qendër të Peshkopisë, në një ditë ku dielli shndrinë edhe më fortë, po shkëlqimi i tij na duket edhe më i madh sepse sheshi është mbushur plotë e përplot jo vetëm me nëna dhe baballarë dibranë, por dhe me rininë dibrane. Të cilën e paskeni zgjedhur sot në këtë takim përmbyllës të kësaj fushate të shkurtër, por kaq të rëndësishme për shpresën dhe zemrat e dibranëve, të jetë zëdhënësja e Dibrës dhe dibranëve. E kjo në një trevë ku mençuria është legjendare. E ku mençuria padiskutim, vjen jo vetëm nga geni dibran, por edhe nga përvoja e gjatë jetësore që e pajis dibranen dhe dibranin në një zgjuarsi të rrallë, për të ndarë të mirën nga e keqja, të shkuarën nga e ardhmja, pesimizmin nga optimizmi, ndarje e cila nuk ndodh thjeshtë sot, por ka ndodhur mot së moti, edhe në kohët më të vështira ku nuk e bënin fjalët, por e bënte pushka, e bënte topi, e bënte mençuria dhe trimëria, pena dhe pushka e dibranit. E pra sot ja tek jemi mbledhur për një vendim që do të merret të dielën, Siç e thash, pak kohë na ndajnë nga takimi ynë i fundit, por ndërkohë shumë gjëra kanë ndodhur. Dibra me të vërtetë ka dekada që mbahet e izoluar, pa infrastrukturë, por dibranët e ndodhur kudo anembanë botës dhe këtu në djepin e mençurisë së tyre legjendare, kurrë nuk kanë qenë të izoluar nga ngjarjet që ndodhin anembanë botës. Dhe një nga këto ngjarje padiskutim, e cila po gdhend me shpejtësi atë që do të ndodh në javët, në muajt, në vitet në vazhdim, një nga këto momente të rëndësishme është pushtimi që po i bën Rusia Ukrainës. Ky është një kërcënim për mbarë botën demokratike. Është një betejë midis të keqes dhe të mirës.
Ky është kërcënim për mbarë botën. Betejë midis të keqes dhe të mirës. Është betejë që Dibra e njeh shumë mirë. Me numra më të vegjël se ushtritë pushtuese, është gjendur në lufta të pabarabarta, duke luftuar kundër shumë krajilijve, por ia kemi dalë të mbrojmë Dibrën. Sot është moment i rëndësishëm dhe për sakrificat e stërgjyshërve tanë. Ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë. Mund të destabilizojnë dhe rajonin, përmes aleatit që Rusisë, që i kanë lënë shpesh shapkat shpesh në bregun e Drinit. Aleati i tyre që u nda nga bota demokratike dhe refuzoi ta dënonte agresorin. Sot ka një dallim të madh, pasi ka vite që shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, janë të bekuar me një aleat si SHBA. Çdo sulm kundër Shqipërisë, është sulm ndaj SHBA-v. Ne jemi të mbrojtur në çdo rast. Detyra jonë si PD është që qëndrojmë ashtu siç kemi lindur, partnerë të SHBA-ve. Të tillë kemi lindur dhe do vazhdojmë dhe të tillë do të ecim para me zgjedhjet që do të bëjmë dhe këtë të diel. Kjo situatë e krijuar me sulmin në Ukrainë, do të ndikojë në vendin tonë, siç është çmimi i karburantit. Thirrja ime e drejtuar kësaj qeverie është që të marrë masat e menjëhershme. Të ndalë pagesat korruptive të inceneratorëve, që ishte një aferë e pastër korruptive. Plot 430 mln euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve. Çdo duhet t’u kthejë shqiptarëve paratë. Kjo është beteja jonë. Ky është modeli ynë.”, tha Basha.