Asllani në qendër të shakave, Turam nuk e lëshon mesfushorin mes të qeshurave! Interi argëtohet në Holandë

Barazimi përballë Napolit në fundjavë, duket se nuk ka ulur aspak moralin në radhët e Interit. Të paktën kjo duket nga atmosfera mjaft e çliruar me të cilën zikaltrit janë paraqitur në Roterdam, ku kanë udhëtuar sot për ndeshje në Ligën e Kampioneve ndaj vendasve të Fejenord.

Pamjet e publikuara nga mediat italiane nga vizita në stadiumin ku do të luhet ndeshja këtë të mërkurë, tregojnë lojtarët e Interit duke u argëtuar në disa momente humori, me Kristjan Asllanin protagonist.

Turam është ai që mban nga krahët futbollistin pa e lëshuar mes protestave të tij, duke sjellë të qeshura te lojtarët e tjerë.

SHIH VIDEON

Artikulli paraprakSuper lëngu i kuq që ul presionin e gjakut dhe mbron zemrën
Artikulli tjetërGjermania planifikon t’i dhurojë Ukrainës 3 miliardë euro ndihma, Friedrich Merz: Duke marrë parasysh rreziqet që e kërcënojnë lirinë dhe paqen tonë në kontinent…