Asllani sërish para provës së derbit, Çalhanoglu do të mungojë më gjatë se pritej te zikaltrit

Kristjan Asllani luajti titullar në takimin e fundit, ndërsa Interi fitoi në transfertën e Venecias. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u preferua në vendin e Çalhanoglu, teksa ky i fundit është i dëmtuar.

Dëmtimi i Çalhanoglu pritet të zgjasë më shumë se u raportuar. Kështu do të duhen dy deri në tri javë, për ta riparë sërish në fushë. Dhe Asllani shikohet si zëvendësuesi kryesor i tij.

Lojtari turk rrezikon të humbasë derbin me Interin, më 2 shkurt. Një mundësi kjo për Asllanin, pas kritikave që mori në Superkupën e Italisë.

Ndeshjet e tjera që do të luhen gjatë kësaj kohe janë ndaj Bolonjës, Empolit dhe Leçes. Në Champions sfidat e rezervuara janë me Spartën e Pragës dhe Monakos.

Artikulli paraprakForcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë
Artikulli tjetërArrestohet presidenti i Koresë së Jugut, futi vendin në trazira pasi tentoi të vendoste ligjin ushtarak