Asnjë fitore e Shqipërisë ndaj Letonisë, trajneri Italian: Jam i lumtur me shortin, lojtarët do japin gjithçka

Shqipëria dhe Letonia janë përballur gjashtë herë dhe të gjitha takimet kanë përfunduar barazim. Takimi i radhës mes tyre do të jetë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Trajneri i Letonisë, Paolo Nikolato është shprehur i lumtur pas shortit në Zyrih, që i rezervoi po ashtu Anglinë, Andorrën dhe Serbinë.

“Jam i lumtur me shortin dhe mezi pres ndeshjet. Ne do të përballemi me kundërshtarë shumë të fortë dhe është gjithmonë mirë të konkurrosh me më të mirët.

Jam i sigurt se lojtarët tanë do të japin gjithçka dhe se edhe tifozët do t’i shijojnë këto ndeshje. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm, pastaj do të shohim se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh trajneri italian i Letonisë.

Exit mobile version