Petrit Vasili
Edi Rama po mbjell erën, por do të korrë furtunën!!
Edi Rama me ca Lej Fenë te vegjel po lodhen shumë që të krijojnë një puhizë ere mashtrimi e demagogjie në një Shqipëri të tronditur rëndë, të zemëruar, të vjedhur, të plaçkitur, por që sot është e gjitha në këmbë, e revoltuar, reaguese e papajtueshme dhe e pa kthim në sfidën për tu ndarë kjo e keqe.
Edi Rama është sot kundër popullit, kundër ligjit, kundër zgjedhjeve të ndershme, kundër paqes, kundër shpresës, kundër qetësisë dhe mirëkuptimit.
Edi Rama është sot pro korrupsionit, që i mbush xhepat, pro kriminelëve, që grabisin votat, pro shkatërrimit të pronës së qytetarëve, pro dhunimit të njerëzve të thjeshtë, pro varfërisë, pro braktisjes së shqipërisë nga të rinjtë.
Prandaj asnjë s’e dëgjon më Edi Ramën!
Prandaj asnjë s’e beson më Edi Ramen!
Prandaj asnje nuk ja var më Edi Ramës!
Edi Rama në hallin pa rrugëdalje të një mijë fajeve, që ka mbi kurriz, po lodhet kot që të mbjellë erën, e pashmangshme është që do të korrë furtunen….