Partia Demokratike ka hedhur poshtë Buxhetin e 2019-ës të hartuar nga qeveria, sepse ky buxhet, për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes dhe pro investimeve të huaja dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
Deputetja Jorida Tabaku e analizoi zë për projektin e qeverisë dhe tha se “që nga janari i 2014-ës, kur Edi Rama bëri buxhetin e tij të parë, shqiptarët kanë paguar 5 miliardë lekë taksa. FMN ka llogaritur se shqiptarët i paguajnë taksa, 1/3 e të ardhurave.
Le të themi vërtetat që ky buxhet nuk i jep zgjidhje:
Ky buxhet, për të gjashtin vit radhazi, nuk aplikon asnjë politikë lehtuese fiskale. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë probiznes dhe pro invetsimeve të huaj dhe vëmendja është tërësisht tek klientët e qeverisë.
Qeveria ka vendosur që mësuesve e pedagogëve t’u japë lëmoshë 1 dollar në vit. Buxheti formalizon mbylljen e 138 shkollave.
Investimet e qeverisë në bujqësi janë vetëm për atë që do të marrë koncensionin e radhës.
Buxheti i 2019 është i pamëshirshëm me të varfrit dhe të pamundurit.
Fondi prej 10 milionë USD që u premtua një vit më parë për rritje rrogash nuk u pa dhe shqiptarët as kanë për ta parë ndonjëhërë.
Janë përgjysmuar fondet për ish-të përndjekurit. Me këto ritme do të duhen tre dekada për të ezauruar detyrimet ndaj tyre.
Asnjë ulje takse për biznesin e vogël, asnjë stimul për arsimin profesional”.