ATA: Po shkatërrohet turizmi nga ndërprerjet e energjisë, ndërtimet, plehërat e mungesën e incentivave

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka reaguar ashpër në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e rënduar të turizmit në Shqipëri, ku problemet kryesore renditen ndërprerjet e energjisë dhe shtrenjtimin e saj, kantieret e ndërtimit, plehërat, infrastruktura e papërshtatshme dhe mungesa e incentivave që po e bën vendin jo konkurrues në raport me rajonin. Kjo po bën që Shqipëria të mos përfitojë nga zhvendosja e kërkesës turistike, ndryshe nga vendet e rajonit që po unifikojnë politikat e po rrisin stimujt.
Në deklaratë thuhet: Ndërkohë që tur operatorët ndërkombëtare konstatojnë një zhvendosje sizmike në kërkesën për pushime dhe prenotimet, ndryshim ky i diktuar nga klientela, e cila motivohet prej ndryshimeve aktuale ekonomike apo politike, vendet e rajonit (kryesisht Ballkani Perëndimor) po diskuton zhvillimin e përshtatjen e produktit turistik dhe bërjen sa më tërheqëse të vendeve/destinacioneve që përfaqësojnë në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Në një skenar të ri, i cili përmban sfida edhe mundësi të padiskutueshme, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia unifikojnë politikat dhe veçanërisht stimujt fiskale për të tërhequr sa me shumë turistë nga Europa.
Te tre këto vende subvencionojne deri në 15 euro për çdo natë qëndrimi për çdo turist.
Në veçanti Maqedonia vë në dispozicion një fond prej 5 mln euro për stimuluar fluturimet low cost dhe qëndrimet në vend, Mali i Zi po ndërton resortin me luksoz në Mesdhe, Serbia investon në pasurimin e portofolit të eventeve, ndërkohë që Shqipëria fillon sezonin e vonuar me energji 48% më të shtrenjtë dhe shërbime rikonstruktuese të sistemit të shpërndarjes së energjisë në vijën bregdetare nga 15-30 korrik dhe 12 orë ndërprerje energjie në ditë.
Nëse ky do të ishte i vetmi problem i konstatuar dhe vuajtja e fundit e industrisë ndoshta kjo deklaratë sot nuk do të ishte e nevojshme. Është lista e gjatë e problemeve që sa vijnë e shtohen që ka shkaktuar reagimin e industrisë kohët e fundit.
Ndërsa në këto 3 vite nuk u mbajt premtimi për stimulim të industrisë me një paketë dinjitoze fiskale sikundër fqinjët të paktën sot nuk duhej të kishim:
-Ndërprerje energjie
-Rritje të çmimit të energjisë në mënyrë abuzive kjo e konfirmuar edhe nga ERE
-Luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin
-Qytetet kryesore bregdetare të kthyera dhe mbetura në kantiere ndërtimi
-Plehra dhe papastërti
-Akset rrugore që furnizojnë zona strategjike bregdetare më të ngushta se shëtitoret e këmbësoreve buzë detit.
-Situata të paqarta për administrimin e plazheve
-Vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshë rrugësh në shumicën e rasteve të pavaksinuara”, përfundon deklarata e ATA.

Artikulli paraprakAsnjë resort turistik, vetëm fshatra
Artikulli tjetërKamerun, nxënësi që humbi referendumin