Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetet sociale videon nga takimi me shqiptarët në Athinë, ku u prezantua vizioni dhe alternativa që kjo forcë politike ofron për zgjedhjet e 11 majit.
Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte slogani ironizues ndaj Edi Ramës, i cili u kthye në kor të nga salla: “7×7 = 313”, si simbol i eksponentëve të PS të arrestuar, në arrati apo nën hetim.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Basha shkruan:
“Ata që besojnë te Shqipëria votojnë numrin 4.
Ne besojmë se varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten.
Ne besojmë se mund të krijojmë mundësi reale për të rinjtë.
Ne besojmë se mund të rikthejmë ata që janë larguar për një jetë më të mirë.
Ne besojmë se Shqipëria meriton më shumë!”