“Ata që pazaret e lojërat i kanë zanat, as nuk skuqen as nuk zverdhen”/ Orjola Pampuri: Perdja e mashtrimit ra!

Pas votimit të Reformës Zgjedhore vetëm nga deputetët e Berishës dhe të Ramës, ka reaguar në një postim në profilin e saj në rrjetin social faebook, deputetja Orjola Pampuri.

Pampuri shkruan se takimet skutave, pazaret dhe pragmatizmi i sëmurë janë kuptuar dhe i kanë neveritur shqiptarët.
Më tej Pampuri shprehet se hallet do të nisin në shtator, ku beteja për një vend në listë, nuk do të mjaftohet vetëm nga kjo votë.

“Gjithsesi ata që pazaret e lojërat e tjera i kanë zanat, as nuk skuqen as nuk zverdhen, rëndësi për ta ka qëllimi, jo mjeti me të cilin arrihet qëllimi.” – përfundon deputetja Pampuri.

Më poshtë postimi i plotë:

Ra per ata qe aktrojne aq bukur si opozitare te thekur, si luftarake te paepur, dhe si empatike te medhenj, duke qare hallet e shqiptareve nga mengjesi ne darke, thua se shqiptaret jane ne koma, dhe duhet zeri i tyre me kamera, foto, e pozicione te ndryshme qe t’i sjelle ne vete.

Po keshtu i kujtojne shqiptaret, pasi dhe pas votimit te sotem, mendojne qe iku dhe kjo, gushti pushim, dhe ne shtator bejme disa video te tjera, disa fjalime nga foltorja e parlamentit, populli harron shpejt, dhe ja ku iku dhe këtë herë, për të vijuar mandatin e 5,6,7, dhe për të hedhur katin e kullës, për të marrë lejen apo tenderin e radhës, apo për të ndarë pazaret e radhës me shokët tanë që nuk lejojmë njeri të na i përmendë.

Thua vërtetë këtë herë ia hedhin paq disa prej tyre?

Hallet nisin në shtator, ku beteja për një vend në listë, nuk do të mjaftohet veç me votën e sotme.

E rëndësishme është që takimet skutave, pazaret dhe pragmatizmi i sëmurë, të jenë kuptuar sonte nga shqiptarët e neveritur me këto lloj makinacionesh të shëmtuara.

Gjithsesi ata që pazaret e lojërat e tjera i kanë zanat, as nuk skuqen as nuk zverdhen, rëndësi për ta ka qëllimi, jo mjeti me të cilin arrihet qëllimi.

facebook 1722053235376 7222814773353522107 1

Artikulli paraprak“Lufto, lufto, lufto!”/ Trump njofton rikthimin e bujshëm në vendin ku i shpëtoi atentatit: Do zhvillojmë një tubim të madh!
Artikulli tjetërPavendosmëria, vetëvrasja e ngadalshme