Atentat ndaj prokurorit në Durrës, bashkë me të plagosen edhe 3 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit.  Prokurori Arjan Ndoji është plagosur në një atentat në makinën e tij. Bëhet e ditur se nga breshëritë e pliumbave të kallashnikovit kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Sipas burimeve spitalore, Arian Ndoja, ka marrë dy plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Gjithsej ndaj makinës ku po udhëtonte Ndoja dhe 3 personat e tjerë është qëlluar 8 herë me kallashnikov.

Të plagosur rëndë në këtë ngjarje kanë mbetur edhe shtetasit  A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Ndërkohë që një nga personat e plagosur, A.M është dërguar në mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

Ndërkohë që Prokurori Ndoja ndodhet në Spitalin e Durrësit, ku do ti nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

auto joq1572626391

Artikulli paraprakPampuri reagon ndaj Spiropalit: Mjaft më! Po mbani peng një popull, largohuni një orë e më parë!…
Artikulli tjetërBerisha publikon videon e Ramës pas pritës që iu bë prokurorit në Durrës