Atentati në Don Bosko/ Autorët ndoqën lëvizjet e shënjestrës prej ditësh, ishin të informuar për kafen ku do të ulej! Pritën 30 minuta në afërsi të lokalit dhe… Targat e mjetit, të dubluara

Detaje të reja dalin nga atentati i së martës (3 shtator) në Don Bosko, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. 

 

Sipas burimeve, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës. Ndërsa ditën e ngjarjes autorët kanë pritur për gati 30 minuta në afërsi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe kanë parkuar në një cep pallati.

Ky detaj tregon se kanë qenë të mirëinformuar se objektivi i tyre do të ulej në lokal.

Pasi dy të plagosurit janë ulur në verandë, nga kamerat e sigurisë, autorët janë filmuar duke lëvizur me automjet për t’u siguruar se ndodheshin në lokal dhe kanë saktësuar tavolinën ku ishin ulur.

Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin intinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.

Ne Qereke autoret kanë studiuar zonen me pare se ku do te digjej automjeti pasi zona nuk ka mbulim me kamera sigurie. Ndërkohe targat qe ka qene i pajisur automjeti i autorve i perket nje makine ne Valias te Kamzes. Keto targa jane te dubluara dhe nuk ka pasur denoncim.

Exit mobile version