Atentatin ndaj prokurorit/ Basha: Preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur sërish për atentatin e ndodhur pasditen e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi.

Basha gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër tha se, atentati erdhi pasi prokurori preku interesat e “bandave qeveritare me tokat në Gjirin e Lalëzit”.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye.

Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.

Artikulli paraprakRekuiem për Roland Kaçanin
Artikulli tjetërVoltana Ademi: Rinia forca e ndryshimit. Çdo gjë nis me zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe zgjedhje lokale