Atentatorët e kushtetutës dhe sistemit zgjedhor prodhuan këta deputetë!

Nga Marsid Gupi*

Atentati ndaj Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare ka si ekzekutorë dy persona, Edi Ramën dhe Sali Berishën!

Duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së deputetëve nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit tek lista e kryetarëve, formacionet politike u kthyen në formacione besnike të liderave të tyre!

Edi Rama dikur i detyronte deputetët të përlesheshin me forcat e policisë tek zyrat e komisionit qendror të zgjedhjeve, ndërsa sot Sali Berisha i detyron të hipin sipër kanjgjellave ose të futen nëpër dritare.

Cila është simbolika e këtyre veprimeve?

Në qoftë se ligji është gardh, ne i kalojmë sipër

Nëse ligji është institucion, ne i futemi nga dritarja për t’u përballur me të, jo nga dera siç futet çdo qytetar i ndershëm?

Por cili fenomen i prodhoi këta deputetë, që shkuan në këto sjelle qesharake cirkulatorësh?!

Listat zgjedhore sipas preferencës së kryetarëve, dhe mosqarkullimi i elitës politike prodhuan këta deputetë.

Platforma e Lulzim Bashës për kërkesat e tij ku njëra prej tyre është dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, janë zgjedhja e duhur.

Raporti konstitucional duhet të jetë ndërmjet deputetëve dhe popullit, jo ndërmjet tyre dhe kryetarit!

Lideri historik i riciklimit të elitës u shfaq mbas kangjellave dhe në dritaret e kuvendit duke bërë veprime cirkulatori, siç thoshte Seneka.

Cirkulatorët kanë qenë artistë rrugësh të cilët thoshin shprehje të bukura ose bënin numra magjie për të marrë vëmdndje ose të holla nga turmat.

Numri i magjisë këtë radhë ishte si të jemi në parlament pa hyrë nga dera?

Magjia u realizua duke hyrë nga kangjellat e hekurit në të cilën flamuri u rrezikua të valvitej dhe nga dritarja Salianji duke gridëruar me bluzën e Braço di Ferros!

 

*Autori është Doktor i shkencave juridike dhe Studiues në filozofinë e së drejtës

Artikulli paraprak“Me cep të syrit shikojnë SPAK”, analisti për aksionin opozitar: S’e kanë me Ramën
Artikulli tjetërVOA/ Berisha shpërfill vendimin e Gjykatës, nuk paraqitet në Policinë gjyqësore