Atletico nuk po mendon për Realin

Atletico Madridi është duke barazuar 0:0 me Eibarin në “Vincente Calderon”, ku trajneri Diego Simeone ka hedhur në fushë pothuajse formacionin më të mirë. Mendohej sem ai do t’i pushonte lojtarët për sfidën kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, pas humbjes 3:0 në “Santiago Bernabeu”, por vetëm Gameiro e Savic nuk po luajnë, ky i fundit nuk është ftuar fare.
Duket se Simeone është dorëzuar sa i përket Championsit dhe synimi është pozita e tretë, që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve dhe pas dështimit të Sevillas, dëshiron të shkëputet në pesë pikë nga ekipi i Sampaolit.

Artikulli paraprakMihajloviç vendos për Arlind Ajetin
Artikulli tjetërDueli për Champions