Aubameyang i jep lamtumirën Europës

Aubameyang drejt Kinës. Sulmuesi i Borussia Dortmund duket se sezonin e ardhshëm do të luajë larg Europës. Futbollisti nga Gaboni është i gatshëm të pranojë ofertën e bërë nga skuadra kineze, Tianjin Quanjian, që drejtohet nga italiani Fabio Canavaro. Sipas asaj që raporton gazeta gjermane “Bild” tratativat mes palëve janë në fazë të avancuar. Marrëveshja në total kap shifrat e 180 milionë eurove, ndërsa Aubameyang do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.
28-vjeçari dukej se ishte vetëm një hap larg Paris Saint Germain, por në fakt po ndodh e kundërta. E ardhmja e sulmuesit pritet të jetë në Kinë. Pas Witsel dhe Pato, ekipi Tianjin Quanjin është gati të mirëpresë në radhët e tyre edhe Aubameyang. Nëse marrëveshja arrihet atëherë, Pierre Emerick Aubameyang, do të jetë një tjetër emër i shtuar në listën e futbollistëve cilësorë, që preferon të largohet nga ligat elitare europiane, për të pasur përfitime më të mëdha ekonomike.

Artikulli paraprakIndeksi i Progresit Social, Shqipëria në vendnumëro
Artikulli tjetër“Carrefour”, ende në borxh ndaj kompanive shqiptare